×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

    Insajderi
    09 May 2019 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.

    Në 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celulare dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.

    Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.

    Paratë do të merren nga licensat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.

    Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licensave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark