×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shqipëria përzgjedh ‘Alexander’ si kandidaturë për edicionin e ri të çmimeve Oscar

    Insajderi
    27 September 2023 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dokumentari ‘Alexander’, nga Ardit Sadiku do të përfaqësoj këtë vit Shqipërinë në kategorinë ‘International Feauture Film’.

    Përzgjedhja u bë nga Komisioni i ngritur me Urdhër nr.332, datë 23.08.2023, të Mbikëqyrësit të Qendrës Kombëtare Kinematografike znj. Zerina Bruci. Komisioni përbëhet nga Z. Arben LAMI (Kryetar) dhe anëtarë: Znj. Gerta Qurku z. Eno Milkani, z. Genc Përmeti dhe z. Florenc Papas.

    Një ngjarje sa e rrallë, dhe po aq përfaqësuese e shumë të tjerave që dëshmojnë sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri, është subjekti i këtij dokumentari.

    Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe.

    Çmimet do të akordohen nga The Academy of Motion Pictures Arts and Sciences në ceremoninë e përvitshme, më 10 mars 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark