×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria ruan varrezat e ushtarëve të huaj

    Insajderi
    02 March 2016 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i Korçës dhe fshati Shën Vasil në Sarandë janë dy vendet kryesore në të cilat varrezat e ushtarëve të huaj të Luftë së Parë Botërore.

    Siç raporton Top Channel, qyteti i Korçës është i vetmi në Ballkan që u ka ofruar strehë të përjetshme qindra ushtarëve francezë të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Plot 640 varre prej 90 vjetësh janë nën përkujdesjen e brezave të banorëve fisnikë të saj.

    Gjatë viteve të luftës, francezët sollën këtu të gjithë ushtarët e tjerë të rënë në Ballkan, ndërsa sot varrezat mirëmbahen nga shqiptarë që e kalojnë këtë pune nga brezi në brez duke e bërë traditë.

    Gjatë Luftës së Parë Botërore në territorin shqiptar humbën jetën shumë ushtarë të kombësive të ndryshme. Numri i tyre arriti në 250 mijë, nga të cilët 100 mijë ishin austro-hungarez.
    Edhe sot e kësaj dite në fshatin Shën Vasil të Sarandës, vendasit i kujtojnë mirë historitë e luftës dhe të rënët. Për varret e tyre në fshat, 50 të tillë, është kujdesur një njeri i veçantë.

    Ai quhet Minello Rroshi i cili historinë e ushtarëve e kishte dëgjuar fillimisht nga prindërit e tij. Gjithmonë e kishte shqetësuar mendimi për të bërë diçka për këta fatkeq që lanë kockat në një vend të huaj.

    Falë profesionit si mjeshtër i përpunimit të mermerit dhe gurit, vendosi privatisht që të ngrinte një memorial që të përjetësohej kjo periudhë, por dhe t’u jepte dinjitet të rënëve, ide që e bëri realitet në vitin 2000.

    “Në këtë vend prehen eshtrat e disa dhjetëra ushtarëve austriakë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore”, shkruhet në përmendore. Për këtë veprim, Minello është dekoruar nga Parlamenti austriak me medaljen më të lartë (“Kryqi i zi”) si dhe është anëtarësuar si pjesë e organizatës humanitare botërore me qendër në Vjenë.

    Sot Minello jeton bashkë me djalin në Norvegji, por vepra e mirë që ka bërë për ushtarët austriakë ende kujtohet në fshat dhe më gjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark