Shqipëria shënon 25 vjetorin e pluralizmit partiak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria shënon 25 vjetorin e pluralizmit partiak

    Insajderi
    18 April 2016 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    25-vjetori i Parlamentit pluralist është përkujtuar këtë të hënë përmes një ceremonie në ambjentet e këtij institucioni.

    Në fjalën e tij, kryetari aktual i Parlamentit, Ilir Meta ka deklaruar se, Shqipëria ka ndryshuar mjaftueshëm në këto 25 vjet dhe jo vetëm nga aspekti politik.

    “Shqipëria është sot një vend i respektuar në arenën ndërkombëtare, por shumë mbetet për të bërë për të garantuar një demokraci funksionale për qytetarët”, ka thënë Meta, shkruan Top Channel.

    Të pranishëm në këtë event kanë qenë ish-kryetarët e Parlamentit ndër vite, si Jozefina Topalli, Kastriot Islami, si dhe figura të hershme të politikës shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark