Insajderi
Lajme

Shqiprim Arifi largohet nga posti i kryetarit të Alternativës për Ndryshim

Insajderi
04 February 2024 - 20:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiprim Arifi largohet nga posti i kryetarit të Alternativës për Ndryshim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Alternativës për Ndryshim (APN) në Luginë të Preshevës zgjodhi për kryetar Visar Memetin, i cili zëvendëson në këtë detyrë Shqiprim Arifin.

“Duke nisur sot një kapitull të ri, vizioni ynë me Alternativën për Ndryshim si udhërrëfyes, ka parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Besnikëria ndaj vlerave thelbësore që identifikojnë Alternativën për Ndryshim mbetet e palëkundur dhe e pandryshueshme. Si kryetar i Alternativës, zotohem të vazhdoj politikat vizionare për vendin me të cilat është hedhur themeli i subjektit tonë politik”, deklaroi Memeti.

Për Zëvendëskryetar u zgjodh Levent Qazimi. Sekretar gjeneral i Alternativës për Ndryshim u zgjodh Mendurim Presheva.

Kuvendi Zgjedhor për mandatin e ardhshëm zgjodhi si nënkryetar:
Almin Shaqirin, Amir Latifin, Gentiana Beluli, Rexhije Ismajli dhe Rahim Rahimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark