Insajderi
Lajme

Shqiprim Arifi nuk e ndalë “dorën” kundër kryetarit të Preshevës, ia publikon videot me lavdata për Vuçiqin

Insajderi
14 May 2024 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiprim Arifi nuk e ndalë “dorën” kundër kryetarit të Preshevës, ia publikon videot me lavdata për Vuçiqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Ragmi Mustafës.

Arifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë lavdatat që presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia bënte Mustafës. E ka quajtur “Esat Pashë Toptani i Preshevës”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ky është kryetari i ri i Preshevës i emëruar nga Qeveria e Vuçiqit, mbane në mend këtë emër, Ragmi Mustafa, Esat pash toptani i Preshevës”, ka shkruar Arifi.

Në një pjesë të një takimi me Mustafën, Vuçiq dëgjohet duke i thënë se “është i lumtur” që ky kryetari shqiptar “e respekton kaq bukur Kushtetutën e Serbisë”.

Arifi së fundmi është shkarkuar nga pushteti i Vuçiqit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës. Ai ka fajësuar shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, për koordinim me Vuçiqin për shkarkimin e tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark