×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shqiprim Arifi thumbon përsëri Kurtin për reciprocitetin, publikon foto nga librat kontraverse në Luginë

    Insajderi
    13 October 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thumbuar përsëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përmes një fragmenti të librit në Lëndën e Gjeografisë të klasës së VI-të, ku nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të detyruar të përdorin.

    Arifi ka thënë se në këtë libër thuhet se “Rrafshina e Kosovës dhe Metohisë përbën një tërësi të zonës ….”.

    “Më poshtë po ndaj me ju një fragment të librit në Lëndën e Gjeografisë të klasës së VI-të, ku nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të detyruar të përdorin. Në të cilën thuhet se “Rrafshina e Kosovës dhe Metohisë përbën një tërësi të zonës ….”.

    Ai ka shtuar se nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës po detyrohen të mësojnë me librat e vitit 1996, ku Republika e Kosovës – quhet Kosovë dhe Metohi.

    “Përderisa bashkëmoshatarët e tyre të komunitetit minoritar serb në Republikën e Kosovës, mësojnë sipas plan-programit arsimor të Serbisë, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës detyrohen të mësojnë me librat e vitit 1996, ku Republika e Kosovës – quhet Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Arifi.

    Arifi tha se më e shëmtuara është se disa institucione paralele në arsim finansohen edhe nga Serbia edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës.

    “Më e shëmtuara është se disa institucione paralele në arsim finansohen edhe nga Serbia edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pra, siç duket politikat e proklamuara të “Reciprocitetit” po rezultojnë makulaturë dhe demagogji politike”.

    Kujtojmë se në muajin shtator Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, duke komentuar zbatimin e marrëveshjes për targat ai ka treguar se si nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë.

    “Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark