×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shqiptarët e Luginës i ka përçarë Kurti dhe askush tjetër”, Arifi hedh akuza kundër kryeministrit

    Insajderi
    09 December 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit.

    Ai tha se këta kanë ndikuar që shqiptarët në Luginë të përçahen.

    “Edhe tani në 2023 ky unifikim i shqiptarëve nuk ka mundur që të ndodhë. Kushdo qoftë që na dëgjon tani duhet ta kuptojë. Shqiptarët e Luginës nuk janë të përçarë por na kanë përçarë, edhe në këtë rast na kanë përçarë kryeministria e Kurtit dhe askush tjetër. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Pra edhe në 2022 edhe tani në Ministrinë e Jashtme (të Shqipërisë) kemi pasur një qasje që ka dashur të unifikojë prapë shqiptarët, por ndërhyrja e Prishtinës, pra e Kurtit me disa aktor lokal siç është Shaip Kamberi, siç është edhe Ardita Sinani e kanë bërë të pamundur që të ketë një impakt unifikues Tirana në këto zgjedhje”, ka thënë ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark