×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “mbyllin” gojën kur iu vunë himnin ndaj Italisë 

    Insajderi
    25 March 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbolli është sporti më popullor në botë dhe në histori sepse është i paparashikueshëm, të lë gojë hapur atëherë kur s’e pret. E gjitha bota e futbollit mbeti e surprizuar nga ajo që ndodhi mbrëmë në Palermo.

    Mbrëmë, Maqedonia e Veriut ka bërë një nga befasitë më të mëdha në histori, duke e lënë Italinë jashtë Kampionatit Botëror. Hera e dytë rresht që “axurrët” do mungojnë në Kupën e Botës.

    Italia dominoi gjithë ndeshjen me raste dhe me lojë, por atëherë kur prisninq ë ndeshaj të shkontë në shtesë, Maqedonia e Veriut shënoi golin historik, minuta e 90’+2′.

    Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve para se të niste loja, ishte momenti kur ojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë kënduar himnin as kundër Italisë, madje nuk i lëvizën fare buzët.

    Megjithëse në stadium kishin mbërritur shumë tifozë për ta përkrahur këtë përfaqësuese, pasi luante një sfidë të madhe ndaj axurrëve, asgjë nuk ndryshoi për shqiptarët kur ishte momenti i himnit, ata “qepën” gojën.

    Askush prej tyre nuk e ka kënduar himnin, ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe në të shkuarën. Nga Musliu te Bardhi e Alioski, lojtarët nuk e kanë lëvizur aspak buzën dhe qëndrojnë statik

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark