×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e “Panama Papers”

    Insajderi
    09 May 2016 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publikimi në internet i dokumenteve të reja të skandalit te ashtuquajtur “Panama Papers” ka nxjerrë emra të rinj shqiptarësh në shfaqen në to. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë publikoi në faqen e tyre zyrtare mbi 200 mijë dokumente, megjithëse në to shfaqen vetëm emra kompanish dhe njerëzish.

    Organizata e gazetarëve ka vendosur që të mos publikojë detaje si transanksione financiare apo llogari bankare, por informacione të kufizuara duke thënë se këto nuk i përkasin interesit publik.

    Sidoqoftë, sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në radhët e emrave që janë gjetur në dokumentet e firmës “Mossack Fonseca” nga kanë dalë këto materiale.

    Ende nuk ka asnjë të dhënë të detajuar rreth kompanive dhe aksionerëve shqiptarë dhe përfshirjes së tyre në skemën e mashtrimit financiar. Të dhënat nga forma ligjore panameze “Mossack Fonseca” u nxorën nga një burim anonim, i cili ia dërgoi gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

    Kjo e fundit, për shkak të volumit të tyre të madh, i ndau me rreth 100 grupe mediatike që zbuluan shtrirjen e përdorimit të parajsave fiskale nga të pasurit dhe të pushtetshmit për të fshehur paratë e tyre dhe për të shmangur taksa apo sanksione.

    Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë, sipas TCH.

    Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
    H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi
    PETRAQ SHUMKA
    SUNDEEP BANSAL
    ERA BANSAL
    .E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
    Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
    REDWOOD INTERNATIONAL LTD.
    Sheikh Hamed A Al Hamed
    Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow
    Mansour Mohammed Al Rumaih
    ENDRIT MALOKU
    Huda Ali Al-Tahhan
    GREENBELT LTD.
    COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
    Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
    SUN MINING LIMITED
    Mr. Valter ARIAUDO
    ELGALLAL AHMED
    Mulleti Ismail
    Mohammed Ahmed Bin-Himd
    Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark