
I dyshuari, 21-vjeç nga Shqipëria, ishte me një tjetër shqiptar kur Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e shkatërruan një rrjet të drogës të premten.
Arrestimet erdhën pasi zyrtarët e lartë të shtetit, Theresa May dhe Michael Gove lëshuan paralajmërime në lidhje me kërcënimin e shtetit nga gangsterë shqiptarë.
Gazeta britanike The Sun ka mësuar se si 21-vjeçari u përpoq të hyjë ilegalisht në Britani nga aeroporti i Stanstead, gjashtë javë më parë, por u largua, shkruan The Sun.
Ai dyshohet të jetë futur në Britani me dokumente të rrema para dy javësh. Një burim i ka thënë gaztës britanike The Sun se “një nga dy burrat e arrestuar është një shqiptar 21-vjeçar, i cili u përpoq të vinte në Britani gjashtë javë më parë, por u kthye në aeroportin e Stanstead-it”.
Por, ai ishte kthyer sërish në Britani në mënyrë ilegale dhe autoritetet ende nuk e kuptojnë se si arriti ta realizonte këtë.
Javën e kaluar Sekretarja e shtetit britanik Theresa May – e cila mbështet qëndrimin në BE – paralajmëroi për rrezikun e gangsterëve që vijnë nga vendet që aktualisht kanë aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zonja May tha se Shqipëria, Serbia dhe Turqia kanë “popullatë të varfër dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin, dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”. /Insajderi.com