×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqiptari në listë për deputet të pakicave

    Insajderi
    22 January 2021 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emin Neziraj ish-kandidat i Nismës Socialdemokrate tash gjendet në Listën e boshnjakëve të Emilija Rexhepit.

    E gjithë kjo duket të jetë antikushtetuese pasi që këto vende për komunitete janë të garantuara dhe çdo përpjekje që në lista të tilla të gjenden shqiptarë është përpjekje jokushtetuese.

    Emilija Rexhepi si duket ka provuar të lajthit KQZ dhe opinionin e gjerë, mirëpo vet Neziraj është i deklaruar si shqiptar i Kosovës andaj kjo orvatje cilësohet si jokushtetuese.

    Emin Neziraj në zgjedhjet e vitit 2017-të, ka garuar në listën e Nismës, me numrin 31.

    Nisma asokohe kishte hyrë në koalicion me AAK-në dhe PDK-në, ku kryeministër ishte zgjedhur Ramush Haradinaj./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark