×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptari nga Kosova shënoi gol “Alla Shaqiri” kundër Serbisë

    Insajderi
    15 April 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është luajtur ndeshja ndërmjet Zvicrës U16 dhe Serbisë U16, e cila u mbyll me fitore 2-0, në të mirë të Helvetëve.

    Pjesë e grumbullimit të Zvicrës U16, janë edhe dy shqiptarë, me Rexhajn që aktivizohet për të rinjtë e Baselit dhe Leart Kabashin i cili është pjesë e Grasshopper.

    Rexhaj luan në pozitën e mesfushorit, por kjo nuk e ndali të shënonte kundër Serbisë.

    16 vjeçari gjeti golin e epërsisë në minutën e 29’të, për të zhbllokuar rezultatin në 1-0, gol ky shumë i ngjashëm me atë të Shaqirit në Botërorin e vitit 2018.

    GOLI:

    Golit të Rexhajt iu gëzuan shumë edhe familja e tij, e cila ishte e pranishme nga afër për ta përcjellur ndeshjen.

    Kjo ndeshje ishte në kuadër të UEFA Youth Development Tournament.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark