Insajderi
Lajme

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

Insajderi
03 August 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident janë përfshirë dy automjete. Shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, deklaroi Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark