×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shtëpia botuese “Albas” boton Abetaren Mbarëkombëtare

    Insajderi
    16 June 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paketa e Abetares Mbarëkombëtare është hartuar si një projekt i përbashkët i një grupi pune nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva. Autorët e saj janë: Xhevat Lloshi, Shpëtim Elezi, Natasha Pepivani, Naim Berisha, Mirela Tërova, Alida Thaçi, Vehbi Kadriu; recensentët dhe konsulentët didaktë: Qenan Hetemi, Ilda Alushaj, Sebeate Azizi; ilustrueset Ledia Kostandini, Semela Mero; dizajnere: Eva Kukaleshi, redaktore përgjegjëse Ervisa Paloka; ideoi dhe drejtoi grupin e punës Rita Petro. 

    Abetarja Mbarëkombëtare e re është ndërtuar në përputhje me kurrikulën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, si dhe më përtej, përshtatet edhe me kurrikulat e Maqedonisë së Veriut, të Preshevës dhe të Diasporës, duke e bërë një abetare që mund të përdoret mbarëkombëtarisht.

    Abetarja e re e Albasit, në thelb, është një minienciklopedi, ku, përveç mësimit të shkronjave, janë ndërthurur dhe edukimi gjuhësor, edukimi letrar, edukimi shëndetësor, mjedisor, shkencor, artistik, teknologjik etj. Edukimi atdhetar realizohet jashtë deklaratizmave dhe vjen natyrshëm përmes dashurisë për familjen, shokët, mësuesit, vendin e lindjes, si dhe përmes tolerancës e pranimit të tjetrit që është ndryshe. Forcimi i identitetit kombëtar nuk paraqitet i izoluar,  por në përqafim dhe bashkëjetesë me kulturat e ndryshme të botës.

    Sipas drejtuesit të shtëpisë botuese “Albas” për Kosovë, z. Fatlum Hetemi, ky libër është punuar me përkushtim e dashni, ku çdo gjë është menduar deri në detaj. Pjesa multimediale është pasuri e jashtëzakonshme dhe lehtësim për zbatim nga ana e mësimdhënësve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark