×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund të përdor armë kimike

    Insajderi
    10 March 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se shteti rus mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke kritikuar ato që ajo i quajti pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë, shkroi në Twitter:

    “Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim në mos Rusia përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë”, shkroi Psaki.

    Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark