×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shtëpia ime është bombarduar e djegur nga Serbia”, rrëfimi prekës i gazetares

    Insajderi
    05 April 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja Alba Alishani ka emocionuar me rrëfimin e saj prekës duke treguar kujtimet se Serbia ka bombarduar dhe djegur shtëpinë e saj.

    Teksa fliste për aktakuzen ndaj Thaçit e të tjerëve nga Specialja ajo tha se është një dhimbje e madhe.

    “Nuk fillon dhe mbaron te familjet e këtyre njerëzve që sot po përballen me drejtësinë. Kjo është një peshë që rëndon për secilën prej familjeve tona, duke nisur nga unë, nga familja ime dhe besoj secila familje në Kosovë ndjen dhimbje dhe nuk ka aspak krenari, as të flasë për këto fakte të dhimbshme të cilat po na prezantohen sot, nëse do të vërtetohen deri në fund. Nuk do të jetë kënaqësi as të dëgjojmë dëshmitarët, qofshin të sajuar, qofshin prova të fabrikuara sepse flasim për një luftë të cilën ne e kemi jetuar tragjikisht mbi kurriz, nga e cila kemi viktima, nga e cila kemi vuajtur dhe jemi endur rrugëve të botës pa e ditur nëse një ditë do të kthehemi në shtëpitë tona.

    Shtëpia ime është bombarduar dhe djegur dhe kur e kemi kthyer shpinën me familjarët e mi nuk e kemi ditur nëse do të riktheheshim sërish për ta parë edhe njëherë kështu që i gjithë ky proces është një dhimbje e jashtëzakonshme, është një dhimbje t’i shohësh në bangën e të akuzuarve,” – u shpreh Alishani studion e “Now me Erla Mëhillin”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark