Edhe pak kohë i kanë mbetur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deri në fund të këtij mandati, ku pas përfundimit të tij do t’i duhet të lëvizë nga Shtëpia e Bardhë.
Obama ka thënë se ai dhe familja e tij do të mbeten në Uashington edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në muajin janar, në mënyrë që vajza e tij e vogël, Sasha, të përfundojë shkollën.
Obama dhe Michelle tashmë e kanë gati shtëpinë e re, e cila është ndërtuar në vitin 1928 dhe është shitur në 2014 për 5.3 milionë dollarë, ndërsa aktualisht vlerësohet 6.3 milionë dollarë. Shtëpia, e cila ndodhet në një prej lagjeve më të mira të Uashingtonit, ka 9 dhoma gjumi dhe 8 banjo.(tch)