×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtesat e rrezikshmëria, Njësiti Special Intervenues lajmëron protestë më 1 nëntor para Qeverisë?

    Insajderi
    27 October 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në emër të Njësisë Speciale Intervenuese në kuadër të Policisë së Kosovës është dërguar shkresë zyrtare në Stacionin Qendror të Prishtinës për të lajmëruar protestën e tyre që do ta mbajnë më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës në mesditë.

    Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ndërlidhet me pakënaqësitë për pagat, shtesat dhe rrezikshmërinë.

     Sot Qeveria e Kosovës ka bërë propozimin për punën e shtesave.

    “Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

    Ai ka thënë se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

    “Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, respektivisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë Kurti sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark