×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtetet e rajonit i bllokuan/ Perimet e rrezikshme nga Serbia, institucionet tregojnë se a gjenden në tregun e Kosovës

    Insajderi
    01 September 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngarkesa me fruta si pjeshka e kumbulla nga Serbia, janë kthyer prapa nga Kroacia e Sllovenia. Këto dy shtete kanë deklaruar se pemët e perimet nga Serbia, kanë nivele të larta të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut. Ndërkohë, Kosova është importuese në shifra të larta të produkteve serbe. Zyrtarët përkatës deklarojnë se shteti ynë nuk importon pemë e perime nga shteti serb.

    Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.

    Ndërkohë, Kosova importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.

    Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.

    Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpjegojnë për RTK-në, se gjatë këtij viti nuk kanë vërejtur prani të pesticideve në pemët dhe perimet që shiten në tregun vendor.

    Mirëpo, shitësit thonë se s’kanë dëshmi se prodhimet që i marrin nga jashtë janë të kontrolluara.

    Ndërsa, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve dyshojnë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.

    Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark