×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shteti i llogaritë të paaftë për doganierë njerëzit mbi 30 vjeç, konkursi i Doganës shkakton pakënaqësi të mëdha

    Insajderi
    09 March 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka hapur konkurs për pozitën e oficerit doganor. Sipas konkursit të lira janë 115 pozita. Por, qytetarët po i shohin me skepticizëm kriteret e këtij konkursi.

    Në mesin e kritereve të renditura për këtë pozitë është edhe kufizimi i moshës. Pra të drejtë aplikimi kanë vetëm qytetarët nga 18 deri në 30 vjeç.

    Postimi i Doganës së Kosovës në “Facebook” është “vërshuar” nga komentet negative prej qytetarëve.

    Kriteri i moshës po quhet si diskriminim nga ata.

    “Çfarë diskriminimi në Kosovë? Ata/ Ato Oficer Doganor qe i keni mbi 30 vjeçar të punësuar aty a po i dërgoni në penzion pasi në Kosovë 30 vjeçar qenka i moshuar”, ka shkruar një qytetare.

    Të tjerë qytetarë janë ankuar për faktin se pavarësisht kualifikimit të duhur për këtë pozitë nga ata, Dogana nuk ka hapur konkurs që nga viti 2013-të.

    Ata thonë se tashmë ajo gjenerate e cila ka përfunduar shkollimin adekuat janë 31 deri në 33 vjeçar, gjë që e bën të pamundur aplikimin sipas kritereve.

    “Ne qe e kemi përfunduar fakultetin e doganës qe ne vitin 2013. Nga at her ska pasur konkurs te hapur dhe se i gjith mundi shkoi posht. Kurse tasht e gjith gjenerata jem 31 deri 33 vjeq. Kurse neve sna lejohet aplikimi”, ka shkruar një komentues në postimin e Doganës.

    Kriteri i diplomës universitare për 18 vjeçarët

    Një tjetër kriter i kritikuar mjaft shumë është edhe posedimi i diplomës universitare, ani pse kriteri i moshës është 18 deri në 30 vjeç.

    Pra sipas konkursit pavarësisht se është e pamundur që 18,19 dhe 20 vjeçarët të kenë diplomë atyre iu kërkohet për pozitën në fjalë.

    Kriteret e konkursit:

    Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

    1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    2. Të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri tridhjetë (30) vjeç;
    3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për t’i kryer detyrat e dhëna;
    4. Të ketë diplomë universitare të kualifikimit bachelor ose kualifikim të barasvlershëmpreferohet në drejtësi, ekonomi, kimi, farmaci, biologji, teknologji dhe doganë.
    5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje
      tjetër që lidhet me pranimin e tij në Doganë;
    6. Dëshmi nga organet kompetente (Gjykata) se personi nuk është i dënuar ose ndaj saj/tij
      nuk është duke u zhvilluar procedurë penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare;
    7. Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal/ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark