Insajderi
Lajme

Shteti ka paguar 800 mijë euro pensione për njerëz të vdekur

Insajderi
30 June 2016 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kosovë mund të vdesësh por shteti të jep pension. Madje edhe një vit pas vdekjes. Kjo është e gjetura e auditorëve në raportin e tyre për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale.

Auditorët kanë gjetur se qindra mijëra euro janë shpenzuar nga shteti për pensionet e njerëzve që kanë vdekur.

“Sipas rregullave, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesit.. Totali i pensioneve të paguara pas vdekjes së përfituesve arrin vlerën prej 801,723€”, thuhet në raportin e auditorëve, raporton Insajderi.

Prej tyre, 199 mijë e 194 euro janë paguar në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët, shkruajnë auditorët.

Në mesin e këtyre pagesave, siç raporton Insajderi, kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 11 muaj pas vdekjes së përfituesve.

Në tabelën e hartuar nga auditorët shihet se për cilat kategori të punësimeve janë paguar pensionet edhe pas vdekjes.

tabela

Sipas auditorëve mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave të pensioneve, rezulton me pagesa të parregullta, dhe me dëmtim të buxhetit. Ata kanë rekomanduar ministrin që të sigurohet se do të ndërmerren veprimet e duhura në mënyrë që të sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme në pastrimin e listave, duke bërë krahasimin e vazhdueshëm sistematik të regjistrave me regjistrin civil, në baza mujore, para se të bëhet kompensimi i pensioneve.

“Po ashtu duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për kthimin e pensioneve të dhëna pa bazë”, thuhet në raport./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark