Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.
Burime të Insajderit kanë treguar se policia është duke e kërkuar intenzivisht për të arrestuar reperin.
Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente” ka thënë Nikçi duke kërkuar ndihmen e qytetarëve për kapjen e tij.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim.