×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtimi i trupave serbe në kufi, senatorja amerikane: S’mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike

    Insajderi
    30 September 2023 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi me Republikën e Kosovës.

    Shaheen ka thënë se po e ndjek nga afër këtë situatë dhe ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në për t’iu dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

    Ajo ka thënë se nuk mund të lejohet më që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike.

    “Unë po e ndjek nga afër këtë situatë. Të dy udhëheqësit duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të çuar përpara normalizimin pa vonesë. Nuk mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark