Ministri Peci, njëherësh bashkëkryesues i Listës Guxo”, ka përdorur gjuhë seksiste duke dashur ta godas opozitën.
Peci në emisionin ‘Pressing’ tha se opozita po e kritikon çdo veprim të kryeministrit Albin Kurti.
Ai i quajti deputetët e partive opozitare ‘shtinse të katunit’. Sipas ministrit Peci, ata vetëm përqeshin tërë kohën.
“Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”, ka thënë Peci në T7.