Dy persona dyshohet se janë plagosur mbrëmë Ferizaj.
Policia njoftoj se një vajzë është plagosur me armë nga i dashuri i saj.
Të dy të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa policia tha se ka gjetur dhe ka sekuestruar armën.
“Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”.
Policia tha se rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.