×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shtrati ku fjeti Ronaldo në Slloveni do të shitet në ankand duke filluar nga 5 mijë euro

    Insajderi
    02 April 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtrati i hotelit ku fjeti Cristiano Ronaldo gjatë vizitës së Kombëtares së Portugalisë në Slloveni do të shitet në një ankand, ndërsa çmimi fillestar është vendosur 5,000 euro.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte pjesë e ekipit kombëtar portugez, i cili qëndroi në “Grand Plaza Hotel” gjatë vizitës që ia bënë Lubjanës, shkruan “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.

    Ndonëse ai ka mundur ta kishte një gjumë të mirë në një ambient luksoz, gjithçka iu prish në humbjen që e pësoi Portugalia nga Sllovenia me rezultat 0:2 në Stozice.

    Tifozët sllovenë e ndoqën Ronaldon edhe jashtë fushës së blertë, deri në aeroportin e Brnos dhe në hotelin ku qëndroi portugezi, për të bërë fotografi apo për ta marrë ndonjë autograf nga ai.

    Por, CR7 mbeti larg syrit të publikut dhe tifozët mbetën të dëshpëruar që nuk mundën ta takonin atë.

    Sidoqoftë, një prej tyre, ai që do të jetë më fatlum, do të mund të posedojë diçka që lidhet me Ronaldon.

    Më saktësisht, “Grand Plaza Hotel”, në bashkëpunim me kompaninë mediale “POP TV”, njoftuan se do ta nxjerrin në ankand shtratin e Ronaldos, ndërsa paratë e grumbulluara nga shitja e tij do të shkojnë për bamirësi.

    Çmimi fillestar për të interesuarit për ta blerë shtratin do të jetë €5,000, por kjo shumë mund të rritet shpejt varësisht nga ofertat e njerëzve të interesuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark