×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtohet edhe heqja e bërllokut, nga 4.70 euro në 6.90

    Insajderi
    28 January 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga mesi i vitit edhe fatura e heqjes së mbeturinave do të kërcejë nga 4 euro e 70 centë në 6 euro e 50 centë, raporton Insajderi.

    Këtë ngritje të çmimit të heqjes së mbeturinave e tregoi drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, për të cilën tha është kërkesë e ndërmarrjes “Pastrimi”.

    Musliu tha për Klan Kosova se deri në fund të marsit planifikohet të përmbyllet faza e analizës financiare e ku më pastaj të kalojë në Kuvendin Komunal të Prishtinës si pikë e rendit të ditës për t’u trajtuar.

    Ndërkaq ndërmarrja “Pastrimi” është shprehur se nuk kanë ende vendim zyrtar për shtrenjtimin e këtij shërbimi publik./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark