×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtyhet samiti për ripërtritjen e bisedimeve izraelito-palestineze

    Insajderi
    17 May 2016 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Francës, Francois Hollande, thotë se konferenca ndërkombëtare që synon ripëtritjen e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze është shtyrë.

    Zoti Hollande tha sot se samiti i paraparë për 30 maj, do të shtyhet për më vonë këtë verë, pasi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, nuk mund të marrë pjesë në muajin maj.

    Ky njoftim u bë një ditë pasi ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, tha se samiti në Paris, në të cilin do të merrnin pjesë zyrtarët nga afro 20 vende, por jo izraelitët dhe palestinezët, do të organizohet përkundër kundërshtimeve të fuqishme të Izraelit.

    Zoti Netanyahu më 15 maj tha se se negociatat direkte pa parakushte janë mënyra më e mirë për arritjen e marrëveshjes finale për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, njofton Radio Evropa e Lirë

    Rundi i fundit i bisedimeve paqësore izraelito – palestineze, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, dështoi në vitin 2014.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark