Kardiologu Afrim Bekteshi është liruar nga aktakuza për rastin “Stenta”, me arsyetimin se akuza ndaj tij ka qenë gabim teknik.
Bekteshi ishte akuzuar për korrupsion – keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërkaq seanca gjyqësore në rastin “Stenta” ku dyshohet të jenë përfshirë 64 të akuzuar, është shtyrë për datën 16 mars, pasi që ka munguar ish-drejtori Bedri Zaiti. /Insajderi.com