Të katër anëtarët e dikurshëm të grupit hip-hop underground të njohur sidomos për albumin legjendar “Egjeli” ka vite që kanë bërë karrierë personale, por asnjëri prej tyre nuk do të ishte kaq i njohur sikur të mos kishin qenë puna e tyre së bashku si pjesë të grupit NR.
Krijimi albumit “Egjeli” ishte edhe i fundit që katërshja Dj Blunt, Real 1, BimBimma dhe ErgenR, kishte shuar edhe punën e tyre të përbashkët si NR.
Në 15 vjetorin e këtij albumi, NR që kishte shpërthyer me hitet si “Afrim Roboti”, “Raptishizëm”, “Axha Bastard” e shumë hite tjera, do të bëhen bashkë të shtunën në emisionin “Me Shukin”, që do të transmetohet në Klan Kosova.
Autori i emisionit, Mentor Shuki, tha për Insajderin se ky emision do të sjellë për shikuesit perforimin live të këtyre hiteve por jo vetëm kaq. Do të ketë edhe bisedë me katërshen e famshme.
NR mbetet një nga grupet më të mira të muzikës hip-hop në Kosovë. Këngët e tyre edhe pse të krijuara që 15 vite janë të dëgjuara dhe ende janë aktuale.