×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Xhelili: Mendova vetëvrasjen, gruaja më shpëtoi

    Insajderi
    20 May 2016 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhelili u arrestua pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burimet e sipërpërmendura thanë për gazetën se pas bërjes publike të videos dhe para arrestimit, Shukri Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër.

    Këtë fakt, Xhelili ia ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ishkryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë. “Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Të njëjtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm.

    Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve. “Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, thanë për “GSH” burime konfidenciale. (Gazeta Shqiptare)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark