Insajderi
Lajme

“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit

Insajderi
25 July 2025 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë është transmetuar intervistat e dhënë nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur në Hagë.


Gjatë intervistës, ai ka folur për shumë çështje, ndër të tjera edhe për masën e paraburgimit të shqiptuar nga Gjykata Speciale.

Këtë Thaçi e ka përmbyllur me shprehjen: Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përkohësisht.

Ndaj kësaj ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë: Shumë e vërtetë, Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark