×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumica e qytetarëve të pakënaqur me qeverinë e presidentin

    Insajderi
    18 October 2018 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga sondazhet e fundit, po del se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë një besueshmëri të vogël për punën e qeverisë dhe presidentit.

    Kjo është dëshmuar nga një sondazh që është realizuar nga Instituti Slloven për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES).

    Mbi 72% e qytetarëve janë shprehur se nuk janë të kënaqur me punën e presidentit deri më tani.

    16% janë përgjigjur pozitivisht, kurse 11.6% kanë qenë të pavendosur.

    Më mirë në këtë sondazh nuk është as Qeveria e Kosovës.

    71.5% e qytetarëve janë përgjigjur negativisht, kur janë pyetur për punët që ka kryer ekzekutivi.

    19.1% janë shprehur të kënaqur, e 9.4% tjerë kanë qenë të pavendosur.

    Ndryshe në këtë sondazh, qytetarët janë pyetur edhe për partinë që do ta votonin nëse do të mbaheshin nesër zgjedhjet.

    Sipas këtyre rezultateve LDK-ja do të ishte e para me 28.3%, VV-ja e dyta me 23.1% dhe PDK-ja e treat me 22.9%. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark