×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si arritën të evakuohen për 90 sekonda 379 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit nga aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio?

    Insajderi
    02 January 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit japonez që u përfshi nga zjarri derisa po ateronte në aeroportin e Tokios, kanë arritur të evakuohen për vetëm 90 sekonda, para se zjarri të përfshinte plotësisht trupin e aeroplanit.

    Aeroplani i aviokompanisë Japan Airlines u përfshi nga zjarri derisa po zbriste në pistën e aeroportit Haned në Tokio të Japonisë.

    Edhe pse shpërthimi dhe zjarri shihen në videon e aeroplanit që lëvizë nëpër pistë, të gjithë personat që gjendeshin brenda kanë arritur me siguri të plotë të evakuohen.

    Në video shihet aeroplani komercial duke lëvizur nëpër pistë derisa ishte i mbuluar nga zjarri.

    E gjatë evakuimit që zgjati vetëm 90 sekonda, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë përdorur topoganet me ajër që përdoren në raste emergjente.

    Në aeroplanin e tipit Airbus A350-900 gjendeshin gati 379 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Ky aeroplan me numrin 516 kishte fluturuar nga aeroporti Chitose në Hokaidi dhe kishte zbritur në aeroportin Haned të Tokios.

    Nga Japan Airlines është bërë e ditur se gjatë aterimit aeroplani është përplasur me një aeroplan të Rojeve Bregdetare.

    Nga kjo përplasje kanë humbur jetën pesë anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit të Rojeve Bregdetare.

    Aty ka arritur të shpëtojë vetëm piloti, i cili ishte evakuuar në sekondën e fundit dhe i kishte shpëtuar vdekjes. /telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark