Insajderi
Show

Si do ta quajnë vajzën? Ana zbulon një detaj nga emri që kanë zgjedhur

Insajderi
16 October 2026 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si do ta quajnë vajzën? Ana zbulon një detaj nga emri që kanë zgjedhur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ana Ejupi dhe Kevin Edmond po përgatiten të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa çdo detaj i ri nga pritja e tyre e ëmbël po tërheq vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ka publikuar një video në TikTok, mbishkrimi i së cilës ka lënë të kuptohet se çifti mund ta ketë zgjedhur tashmë emrin e vajzës.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është inicialja E, të cilën Ana duket se e ka zbuluar përmes këtij publikimi, duke nxitur kureshtjen rreth emrit që ajo dhe Kevini mund t’i kenë vendosur vogëlushes.

Megjithatë, deri më tani, çifti nuk e ka bërë të ditur publikisht emrin e plotë të vajzës, ndaj mbetet të shihet nëse do ta zbulojnë atë në ditët në vijim.

Kujtojmë se Ana dhe Kevini, të cilët romancën e tyre e nisën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, në fund të gushtit zbuluan se janë në pritje të një vajze. Lajmin e ndanë me ndjekësit përmes një publikimi të përbashkët, krahas të cilit shkruan: “Çfarë bekimi”.

Tashmë, përveç emocionit të ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë, vëmendja është edhe te emri që dyshja mund të ketë zgjedhur për të voglën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark