×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Si do të veproj Oda e Mjekëve me kirurgët që morën ryshfet në spitalin Vushtrrisë? – Sejdiu flet për Insajderin

    Insajderi
    10 January 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet.  Shuma prej 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion. Tashmë rasti po hetohet nga Prokuroria në Mitrovicë.

    Lidhur me këtë skandal në një prononcim për Gazetën Insajderi ka folur edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Peurat Sejdiu.

    Sejdiu i tha gazetës, se po presin vendimi zyrtarë të prokurorisë dhe inspektoratit dhe pastaj pritet të veprojnë Oda e Mjekëve.

    Në rastet e korrupsionit ku vepra penale është e mundshme, sipas Sejdiut, Oda nuk kyçet deri sa të zbardhen detaje e rastit.

    “Janë hetime e prokurorisë se shteti dhe në këto momente kur prokuroria është e kyçur ne presim raportin, nuk kyçemi menjëherë sidomos kur janë rastet me korrupsion me vepra penale të mundshme. Jemi duke pritur raportin zyrtare të prokurorisë dhe inspektoratit dhe pastaj ne kyçemi dhe shohim. Në rast se ka vepër penale është prokuroria dhe në bazë të të gjeturave kyçemi edhe ne dhe shohim si do të veprojmë”, tha Sejdiu për Insajderin.

    Në skandalin me ‘ryshfet’ janë të përfshirë kirurgu Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj.

    Kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ai po dyshohet se të paktën në dy raste ka marrë para nga pacientët për të kryer operacione, shkruan Insajderi.

    Zekaj, shefi i kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë sipas raportimit të Gaztës Shneta, njëherë ka marrë 200 euro e pastaj 250 euro.

    Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në reagimin e tyre thuhet se MSH dhe ShSKUK janë ne dispozicion të organeve hetuese për të vazhduar hetimet deri në zbardhjen e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark