×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Si e emëroi Presidentja Osmani anëtar të VV-së në KQZ, Alim Ramën, që kërcënoi zyrtaren e këtij institucioni me kallje të zyrës?

    Insajderi
    07 June 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 19 maj të këtij viti i ka emëruar tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Në mesin e të betuarve para Presidentes është edhe Alim Rama i Vetëvendosjes.

    Ky i fundit në zgjedhjet parlamentare të shkurtit e pati kërcënuar zyrtaren e KQZ-së me “kallje të zyrës”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Zyrtarja e arkivës në KQZ, në ankesën që e kishte drejtuar te Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, kishte thënë se Rama i kishte kërkuar që të ia jepte kërkesën e dërguar në Këshill Prokurorial në lidhje me personat që kishin të drejtë të merrnin pjesë në lista zgjedhore.

    Zyrtarja i kishte thënë Ramës se kërkesën duhet ta parashtronte përmes e-mail zyrtar, por ai nuk kishte pranuar.  

    Pas këtij momenti, ajo kishte rrëfyer se si Rama kishte nisur kërcënimet ndaj saj.  

    “Unë kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet.. Kam me jav nxi jetën më shumë në këtë institucion…”, ka shkruar ajo në ankesën që e kishte drejtuar te kryeshefi i SKQZ-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, pavarësisht se e kemi dëgjuar shpesh duke folur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për gratë – për këtë rast nuk pati reaguar.

    Rasti ishte injoruar tërësisht nga Presidentja Osmani.

    Gazeta Insajderi e ka pyetur Presidencën, se si Osmani e ka emëruar anëtar të VV-së në KQZ, Alim Ramën, që e kishte kërcënuar zyrtaren e këtij institucioni me kallje të zyrës, por Zyra e Presidentes ende nuk ka kthyer një përgjigje.

    Për kërcënimin e Ramës ndaj punonjëses së KQZ-së kishin raportuar mediat, por që nga ajo kohë asgjë nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij.

    Ky rast i rëndë kërcënimi i raportuar në media, nuk është marrë parasysh nga Osmani, kur Rama i Vetëvendosjes është betuar para saj, dhe ka siguruar mandatin e dytë në komisionin që merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.  

    Osmani në në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listë me Vetëvendosjen./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark