×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kush i tregoi princ Harry-t kur i vdiq e ëma?

    Insajderi
    06 January 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princi Harry ka folur për Princeshën Diana dhe ka zbuluar detaje rreth pikëllimit të tij për vdekjen e saj dhe sesi i ati Charles ia dha lajmin.

    Në kujtimet e tij, “Spare”, të botuar pesë ditë më parë në Spanjë, Harry thotë se për vite me radhë mendonte se nëna e tij ishte fshehur. Princesha Diana ishte vetëm 36 vjeç kur u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997.

    Harry kujton momentin tragjik kur mësoi për vdekjen e nënës së tij. Princi, i cili në atë kohë ishte 12 vjeç, tregon se babai i tij Charles ishte ulur buzë shtratit të tij, duke e quajtur ” bir i dashur ” dhe duke i shpjeguar se kishte ndodhur një aksident me makinë dhe se Diana nuk ishte shëruar nga plagët e saj.

    Harry raporton se ai nuk qau dhe se babai i tij nuk e përqafoi, por përkundrazi i vuri dorën në gju dhe i tha se gjithçka do të ishte në rregull. Charles tashmë ia kishte përcjellë Uilliam-it lajmin e hidhur./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark