×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Si e re”: Në SHBA zbulohet një veturë Yugo, që kishte qëndruar në një garazh për 31 vjet

    Insajderi
    27 May 2019 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në garazhet dhe depot amerikane herë pas here gjejmë makina të rralla klasike të cilat pastaj shiten me çmime të larta.

    Sipas mediave të huaja, këtë e dëshmon edhe rasti i fundit, kur në një garazh është gjetur një veturë Yugo.

    Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një model Yugo GV, i prodhuar në ish-Jugosllavi, i cili është “i shtrirë” në një garazh në Maryland që nga viti 1988.

    Makina thuhet se ishte përdorur shumë pak dhe se kishte të kaluara vetëm 700 kilometra.

    Pronari e kishte blerë sepse mendonte se ishte “unike dhe praktike”, por ai rrallë e përdori atë.

    Pas parkimit të tij në garazh, ai i kishte larguar baterinë.

    Edhe pse makina është në kushte të shkëlqyera kozmetike, ndoshta ka nevojë për shumë vëmendje për ta mbajtur atë në drejtimin e duhur.

    Ndonëse supozohet se atë e kishte blerë rreth 4 mijë dollarë, tani më pronari i ka vënë një çmim më të lartë – rreth 9 mijë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark