Insajderi
Euro 2024

Si është e mundur që as VAR nuk e vërejti këtë? Prekja me dorë e Saka-s që nuk u pa para penaltisë së Anglisë

Insajderi
11 July 2024 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si është e mundur që as VAR nuk e vërejti këtë? Prekja me dorë e Saka-s që nuk u pa para penaltisë së Anglisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtaret e Anglisë dhe Spanjës do të luajnë në finalen e Kampionatit Evropian të dielën në Berlin, pasi anglezët mposhtën Holandën në Dortmund me rezultat 2:1.

Ndonëse momenti kyç i ndeshjes ishte ai i minutës së fundit kur Watkins shënoi për 2:1 dhe i dhuroi fitoren Tre Luanëve, kjo ndeshje u vendos nga një penallti për anglezët, e cila, sipas disa analizave, nuk duhej të jepej.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonin të gjitha, tani ka dalë një video e re. Videoja pretendon se pak para penalltisë së shkaktuar, Bukayo Saka ka luajtur me dorë, më saktë, topi ka goditur dorën e tij, por edhe kaq mjafton për të anuluar aksionin kur një futbollist e prek topin me dorë në fazën sulmuese.

Sidoqoftë, sensori i prekjes në këtë situatë nuk u aktivizua, as nuk e vuri re dikush nga zyrtarët dhe Anglia fitoi një penallti, e shndërroi atë në gol dhe përfundimisht shkoi në finale, dhe gjithçka mund të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të ishte për këtë penallti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark