×
  • Showbiz
  • Show

    Si është të luash skena erotike në moshën 54 vjeçare? Jua tregon Aniston

    Insajderi
    15 December 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ “The Morning Show” dhe te dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.

    Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, që vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.

    Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në “Morning Show”, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena.

    “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”, u shpreh aktorja.

    “Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer.

    Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj.

    Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark