×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Si i mori mbi 100 milionë shikime kënga shqip që u publikua nga Barcelona- Kush janë krijuesit e saj?

    Insajderi
    19 October 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Remixi i këngës shqip ‘Habibi’ kënduar nga DJ Gimi-O mori miliona klikime, pasi në rrjetin social “TikTok” u postua nga faqja zyrtare e Barcelonës. Kënga e DJ Gimi-O në bashkëpunim me Dardan u publikua vitin e kaluar dhe numëron miliona klikime në Youtube.

    Artisti shqiptar, Dj Gimi O është një ndër Dj më të njohur në Ballkan, derisa këngëtari me prejardhje shqiptare, Dardan është mjaft i famshëm në Gjermani.

    Pas ceremonisë së “Topit të Artë” faqja zyrtare e klubit të Barcelonës publikoi një video në “TikTok” me dy futbollistët Lewandowski e Gavi, por ishte kënga shqip që kishte zgjedhur Barcelona ajo që mori vëmendjen.

    “Kaq shumë talent mes dyshes”, thuhet në mbishkrimin e videos ku kolonë zanore është kënga shqipe.

    @fcbarcelona ✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes ♬ Habibi Albanian Remix – ⠀ ⠀ ⠀

    Në mbrëmjen e së hënës u mbajt ceremonia e “Topit të Artë” me fitues Karim Benzeman. Karim Benzema e fitoi ‘Topin e Artë’, një çmim që i jepet çdo vit futbollistit më të mirë në botë nga revista sportive me famë botërore “France Football”.

    Sulmuesi francez ka mposhtur konkurrencën nga, Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe  Robert Lewandowski.

    Derisa, në “Theatre de Chatel” çmime u ndanë edhe për dy lojtarët e Barcelonës, Robert Lewandowski e Gavi.

    Lewandowski, mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, teksa Gavi fitoi çmimin Kopa për futbollistin e ri më të mirë në botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark