×
  • Lajme
  • Aktuale

    Si i ndryshoi jeta në 360 shkallë Arnisa Osmanit që vuante nga kanceri dhe si i shpëtoi sëmundjes

    Insajderi
    23 October 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Jam shtangë edhe me kanë shkuar dy lotë, jeta ime ka ndryshuar 360 shkallë, kam ndryshuar unë vetë si Arnisa”, kështu e përshkruan Arnisa Osmani momentin kur e kuptoi se ajo tashmë është diagnostikuar me kancerin e gjirit. Gruaja që i mbijetoi kësaj sëmundje në një intervistë për Insajderin ka rrëfyer luftën për jetë, përballë kancerit të gjirit, njërën nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

    Insajderi

    Ishte muaji korrik i vitit 2018, kur Arnisa u diagnostikua me kancerin e gjirit. Pas disa prekjeve që ajo u bëri pjesëve të gjoksit, vërejti se diçka nuk ishte në rregull. Pas analizave u konstatua se ajo ishte prekur nga ky kancer.

    Osmani tha se nga ajo ditë iu ndryshua jeta plotësisht. Përballja me kancerin nuk kishte qenë aspak e lehtë, por, ajo tregoi se sa e fortë kishte qëndruar në këtë betejë.

    Unë nuk kam pranuar asnjëherë që kam qenë e sëmurë, kam pas kancer, është larguar dhe kam vazhduar jetën“, u shpreh Arnisa.

    Foto: Arnisa Osmani, 2021

    Arnisa iu bëri thirrje të gjitha grave që të bëjnë kontrolle tek mjeku, sapo të shohin ndonjë ndryshim në trupin e tyre.

    Intervista e plotë me gruan që i mbijetoi kancerit të gjirit, Arnisa Osmani:

    Insajderi: Kur dhe si e kuptove se jeni diagnostikuar me kancerin e gjirit?

    Arnisa Osmani: Jam diagnostikuar në shtator të vitit 2018, e kam verejtë një kokërr të palevizshme në gjirin e majtë përderisa në anën e djathtë të gjirit në vendin e njejtë ka pas po ashtu një kokërr e cila ka lëvizur. Atë natë vendosa që të nesermën të i drejtohem mjekut. Në kontrolle u njofta që është një gjander e keqe 99% e keqe 1 % e mire, kjo me shokoj shumë se deshta apo jo mendja të shkon menjëherë në kancer. Qe edhe pas analizave, inqizimeve dhe biopsisë u vërtetu që është kancer, i cili edhe pse në sdatin e dytë ka qenë shumë agresive.

    Insajderi: Cili ishte reagimi juaj i parë pasi e kuptove që jeni diagnostikuar me kancerin e gjirit?

    Arnisa Osmani: Reagimi im ka qenë që nuk përshkruhet me fjalë, jam shtangë edhe me kanë shkuar dy lotë, e ndegjojsha vetëm veten e çka tash, a jam shumë keq…thjeshtë nuk ishte ndjenje e mire.

    Foto: Arnisa Osmani, 2019

    Insajderi: Gjatë asaj periudhe për shkak të sëmundjes dhe kimioterapive të ndryshme keni ndryshuar pamje. A mund të na tregoni si e përballuat atë gjendje?

    Arnisa Osmani: Unë nuk kam pranuar asnjëherë që kam qenë e sëmurë, kam pas kancer, është larguar dhe kam vazhduar jetën. Pamja ka ndryshuar jo edhe aq shumë, kanë ra flokët kur gjatë kimiterapisë, trupi është ënjtur por të gjitha këto kundër efektet e kimitorapisë në pamje kanë kaluar me kohën.

    Insajderi: Si ndryshoi përditshmëria juaj gjatë asaj periudhe?

    Arnisa Osmani: Jo përditshmeria ime, por ka ndryshuar e tërë jeta ime, përveq pamjes së jashtme ka ndikuar edhe në gjendjen psiqike. Atë e kupton vetëm personi që merr kimiterapi, ose ndonjë lloj tjeter të terapisë për kancer. A ka qenë lehtë, JO!

    Insajderi: Sa ishte e vështirë të siguroje barnat për trajtim?

    Arnisa Osmani: Barnat në kohën une kur i kam marrë terapiat (përveq kimioterapisë barna tjera nuk kam marrë, perveq itaminave qe kanë kushtuar edhe mbi 40euro), ka pas ndoshta 4-5 barna në krejtë seancat e kimios kam pas nevojë mi marrë. Por tash ka mungesë goxha të madhe të barnave, e këtu pësojnë pacientet, ata-ato nuk kanë faj qe nuk ka barna, trajtimi nuk pret!!

    Insajderi: Si ishin kushtet në spitale për trajtimin e kancerit të gjirit në Kosovë?

    Arnisa Osmani: Kushtet në QKUK  për trajtimin e kancerit janë relativisht  të mira, në krahasim me vendin ku jetojmë, dhe ku Institucionet  mirren shumë pak – ose të them shume pak i kushtojnë rëndësi një sëmundje kronike siç është kanceri, i cili është sëmundja e dytë me vdekjeprurëse.

    Insajderi: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga momenti i diagnostikimit deri më sot?

    Arnisa Osmani: Jeta ime ka ndryshuar 360 shkallë, kam ndryshuar unë vete si Arnisa, ndoshta Zoti me ka sprovuar me këtë sfidë që ti hapi sytë më mire dhe ta shof jetën më ndryshe e poashtu edhe njerëzit. Tani jam Arnisa më e fortë dhe zëri im dëgjohet me disa tone më të larta.

    Insajderi: Cili është mesazhi juaj për të gjitha gratë në vendin tonë?

    Arnisa Osmani: Dita i ka 24 orë, 15 minuta ti ndani për kontrollin e juaj për shëndetin e juaj nuk janë asgjë, andaj bëni kontrolla jo vetëm gjatë muajit tetor por kur do që mendoni se keni ndonjë ndryshim në trupin e juaj. Kontrollat shpetojnë jetë, edhe ju duajeni jetën ashtu siç e dua unë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark