Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “ERREA”.
Edhe pse ende nuk janë prezantuar fanellat, në media kanë filluar të publikohen disa fotografi – se si mund të duket një e tillë në prag të ndeshjeve të marist.
“Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
‘Dardanët’ gjatë muajit mars do t’i luajnë dy ndeshje në parakualifikimet e Kampionatit Europian. Më 25 mars kundër Izraelit, si mysafir dhe më 28 mars në shtëpi ndaj Andorrës.