×
  • Lajme
  • LifeStyle
  • Lajme

    Si ndikon gjëndra tiroide në lëkurë, cilat janë simptomat?

    Insajderi
    20 April 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Shumë njerëz e vuajnë, por pak nga ta dinë se cilat janë simptomat e shfaqura nga gjëndra tiroide. Dr.Dafina Krasniqi në një intervistë për Insajderin ka treguar disa nga simptomat, shkaqet, si mund të mjekohet dhe cilat ushqime duhet konsumuar.

    Krasniqi tha se gjëndra tiroide lidhet ngushtë me zhvillimin mendor dhe fizik që nga periudha embrionale e dei në çdo hap të jetës.

    “Lëkura përben njërin nga sistemet më të mëdha pas sistemit nervor. Lëkura mund te jetë edhe e ndjeshme lëkure e thatë apo e yndyrshme, gjë qe deri tek trajtimi adekuat dhe një sukses i arritur së pari duhet të behet ekzaminimi i gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin edhe pse ajo peshon vetëm disa gram te njeriu i rritur. Rëndësia e saj lidhet ngushtë me zhvillimin mendor dhe fizik prej periudhës embrionale dhe në çdo hap të jetës”, tregoi Krasniqi.

    Por, cilat janë problemet apo simptomat e gjëndrës tiroide:

    “Problemet e tiroides shfaqen në dy lloje krejt të kundërta: nënfunksioni i tiroides (Hipotiroidizmi), dhe mbifunksioni i saj (Hipertiroidizmi). Lëkura Moti i ftohtë dhe ngrohja qendrore mund të shkaktojë që lëkurën Tuaj ta ndjeni si të thatë dhe të pakëndshme. Por lëkura e thatë me pamje të vrazhdë mund të shkaktohet nga ana e gjëndrës tiroide me funksion të reduktuar.

    Nëse gjëndra tiroide nuk është mjaftueshëm aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i refuzon qelizat e lëkurës me ritëm normal. Qelizat e këtilla të grumbulluara shkaktojnë thatësi të lëkurës pa shkëlqim.

    Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet,dhe pacienti ka ndjenjën e sikletit për lëkure me akne, shenja dhe sigurisht duhet mjekim për rregullimin e hormoneve siç janë T3,T4,dhe Tsh edhe trajtimi i lëkurës rezultati do jetë i barabartë me zero sepse është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor.

    Ndodh shpesh që sëmundjet e tiroides sjellin si pasojë prishjen e funksionit të saj dhe paraqiten me prodhim të shtuar të hormoneve atëherë këto sëmundje duhen mjekuar me barna nga goja, me trajtim me jod. Djersitja, kjo mund të jetë e pakëndshme nëse mendoni se po djersiteni më tepër se zakonisht, nëse keni shuplaka të lagështa dhe dridhje të duarve.

    Mund të fajësosh veten për nervozë te ndryshme por djersitja i madhe mund ti përshkruhet si simptomë i gjëndrës tiroide. Hipertiroidizmi, gjithashtu, mund të shkaktojë edhe skuqje të lëkurës dhe ndjenjë të nxehtësisë, nuk është nga Ju: Ajo është gjëndra e Juaj tiroide.

    Flokët: Nese keni flokë të thatë, të thyeshme dhe shpesh përdorni aparate për nxehtësi për të marrë pamje të re, por nëse vëreni se flokët Tuaj po bëhen më të vrazhda dhe më të thata nga e zakonshmja, ose lehtë të thyeshme, kjo mund ti përshkruhet hipotiroidizmit. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë rënien e flokëve dhe njashtu mund të ndikojë edhe në vetullat dhe qerpikët tuaj.

    Thonjtë: Shumë femra manikyrin e llogarisin si faktor kryesor të bukurisë. Nëse keni thonjë të thyeshëm, mund të besoni se rregullim i shpeshtë i produkteve për thonjë i thanë thonjtë tuaj, por shkaku i thyeshmërisë dhe qërimit të thonjve mund të jetë edhe rënia e funksionit të gjëndrës tiroide. Përdorimi i rregullt i terapisë mund t’i kthejë nivelet e hormoneve të tiroides në normale dhe të përmirësojë simptomat”.

    Dr Dafina Krasniqi tregoi se si mund të trajtohet gjëndra tiroide, dhe cilat ushqime duhet të përdoren:

    “Për mjekimin e këtyre sëmundjeve kërkon kujdes dhe nivel të lartë profesional. Meqenëse të sëmurët vuajnë nga një gushë e thjeshte ato duhen trajtuar me kripë të jodizuar, duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime me përmbajtje jodi, si kos, vezë, qumësht, peshk, fruta deti, akullore, luleshtrydhe etj.

    Marrja e tepert e terapisë hormonale zëvendësuese mund të çojë në efekte të dëmshme, të tilla si aritmi (më e zakonshme është fibrilacioni atrial) dhe osteoporoza”, tha për fund Dr. Dafina Krasniqi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark