×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Si ndodhi incidenti mes gazetarit Gjoci dhe truprojës së Kurtit?

    Insajderi
    12 May 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje kryeministri Albin Kurti ishte pjesëmarrës në konferencën “Siguria Kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i rradhës?

    Para se Kurti të largohej nga objekti në të cilin ishte duke u mbajtur konferenca, gazetarët dhe kameramanët kishin zënë vend në hollë për t’i parashtruar disa pyetje të parit të Qeverisë.

    Por ai nuk ishte i disponushëm për të iu përgjigjur atyre, pasi sipas tij, i duhej të shkonte në një takim tjetër.

    Gjërsa kryeministri, me hapa të shpejtë po ia mësynte derës për të dal, pjesëtarë të sigurimit të tij fizik kërkonin që kameramanët të largohen e Kurti të kalojë.

    Gazeta Insajderi sjellë momentin kur njëri nga trup-rojet e tij godet paisjen e gazetarit, Kosovë Gjoci.

    Në vendin në të cilin kameramanët e gazetarët po e prisnin Kurtin të vijë për t’u deklaruar, vjen personi i cili kishte goditur paisjen me të cilën gazetari do të raportonte.

    Me të ndodhur kjo situatë pranë gazetarit afrohet njëri nga truprojat e Kurtit, për të cilin Gjoci ka deklaruar se e kishte ngatërruar me personin që ia kishte goditur paisjen.

    Ndaj tij gazetari ishte mjaftë i revoltuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark