×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Si ndodhi kjo? Policia ktheu faqen tek pas një ditë, Haxhi Avdyli vetëm brenda një ore

    Insajderi
    21 February 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këto ditë kanë mbizotëruar lajmet në lidhje me sulmet kibernetike. Përveç Policisë së Kosovës, faqja e ‘Facebook’-ut iu hakua edhe deputetit nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

    Ai kishte shpërndarë një video në Facebook, ku thuhej se disa këngëtarë serbë kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

    I njëjti, më pas kishte fshirë postimin e tij, duke shkruar një status tjetër se i është hakuar faqja e tij në Facebook.

    Tani faqja ime është e rikthyer. Ju faleminderit për mirëkuptim”, kishte shkruar deputeti Avdyli.

    Por, megjithatë, ky i fundit për dallim nga Policia e Kosovës, rrjetin social, Facebook e ktheu më shpejtë. Avdylit nuk iu deshën më shumë se një orë.

    Derisa, Policisë së Kosovës për ta rikthyer faqen “Kosovo Police” iu deshën 24 orë, ose një ditë.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark