×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm në “PriFest”

    Insajderi
    08 August 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi i Aulona Selmanit “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest” shpalos programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm, duke prezantuar “Si në vaj” nga Aulona Selmani si film të parë të kësaj kategorie.

    Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj qe e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

    Aulona Selmani, filmbërëse dhe aktore, u lind në Zvicër në 1997. Ajo kreu studimet baqellors në degën Film dhe TV në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet master në degën e Filmit në Zürcher Hochschule der Künste në qershor 2023.

    “Si në vaj” do ta ketë premierën ndërkombëtare në “PriFest”.

    Programi i filmave të metrazhit të mesëm prezanton filma 25-60 minuta. “PriFest” është i vetmi festival i filmit në rajon që e ka këtë kategori.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest” fillon me datë 12 shtator dhe mbyllet me 17 shtator. /gazetaexpress.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark