×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Si përfitoi tender kompania në të cilën është aksionar kryeshefi i “EkoRegjionit” në Prizren?

    Insajderi
    06 September 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Shaqir Totaj i PDK’së i ka dhënë tender kompanisë ‘Koha-B-Grup Shpk’, aksionar i së cilës është Burim Shala. I njëjti është kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “EkoRegjioni”. Ai gëzon edhe raporte të mira me kryetarin Totaj.

    Gazeta Insajderi

    Kontrata me titull “Ofrimi i shërbimeve për projektin Treni si atraksion turistik në Komunën e Prizrenit” në periudhë kohore prej 36 muaj e cila ka hyrë në fuqi me datën 17.06.2022 dhe është valide deri në vitin 2025, i është dhënë kompanisë ‘Koha-B-Grup Shpk’.

    Aksionar në këtë kompani është Burim Shala, i cili po ashtu udhëheq Ndërmarrjen Publike “EkoRegjioni” në Prizren.

    Ai në një pëgjigje për Insajderin ka mohuar se ka pasur ndikim që të dal fituese kompania në të cilën ai ka aksione.

    Në kontratën e nënshkruar theksohet se qiraja që duhet paguar nga kjo kompani ndaj Komunës është 100 euro në muaj.

    Edhe në Agjencinë kundër Korrupsionit, Shala ka deklaruar pasurinë e tij që përfshinë edhe aksione në përqindje të caktuar në kompaninë fituese prej 25.00%.

    Shala mohon ndikimin në marrëveshje

    Kryeshefi i “EkoRegjioni” ka marrëdhënia të mira në pushtetin në Prizren, derisa kanë edhe fotografi së bashku.

    Shala po ashtu është edhe kryetar i Invalidëve te Luftës të UÇK-së. Ai së bashku me Totajn kishin bërë thirrje për marshin “Marshojmë për drejtësinë”.

    Burim Shala për Gaztën Insajderi ka mohuar se ka ndikuar pozita e tij në përzgjedhjen e kompanisë në të cilën është aksionar. Ai tha se kompania e tij vepron që shtatë vite.

    Ndërmarrjen Publike “EkoRegjioni”, përfshin edhe Komunat e tjera dhe jo vetëm Prizrenin. Ndërsa kompania në të cilën jam aksionar vepron që shtatë vite, me sa e di ka fituar kontrata edhe kur në krye të Prizrenit ishin kryetar të tjerë”, ka shpjeguar ai.

    Tutje, Shala tha se ka marrëdhënie të mira me çdo kryetar të Komunave e jo vetëm me të parin e Prizrenit.

    “Kurrë s’kam qenë pjesë e PDK-së as edhe ndonjë partie tjetër, jam Kryetar i Invalidëve të Luftës të UÇK-së”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark